Piktura e skulptura nga artistët shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 13:05 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën sot në Ekspozitën e Artit në pikturë dhe skulpturë realizuar nga disa artistë shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit, raporton Ekonomia Online.

Rrahim Llalloshi piktor nga Prishtina, u shpreh i lumtur që është pjesëmarrës në këtë aktivitet, me një pikturë abstrakte duke shpresuar se do vazhdoj ky aktivitet edhe në vitet tjera.

Edhe Idriz Berisha, piktor nga Klina prezantoi punimin e tij të punuar nga pëlhura me ngjyra akrili, duke thënë se ndjen kënaqësi të madhe kur populli e trajton një figurë aq të madhe, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

E pranishme ishte edhe Vjosa Bujari Maliqi e cila prezantoi punimin e saj me tematikë: Kalaja e Skënderbeut.

Nga Zvicrra në Kosovë për këtë organizim kishte ardhur doktoresha, Fatmire Mulliqi.

“Jam Fatmire Mulliqi, jetoj në Basel kam ardhur ekstra për me çmuar figurën e Skënderbeut. Shpresoj shumë që ka me pas pjesëmarrje masive”, ka thënë Mulliqi.

Ndërkaq me veshje kombëtare e portretizim të heroit kombëtar, ishte një mërgimtar, Agim Begaj nga Gjakova i cili jeton në Zvicër,

“Jam Agim Begaj nga komuna e  Gjakovës, jetoj në Zvicërr. Kam ardhur të mërkurën, të shtunën isha në përurimin në Gjakovë. Gjithçka po shkon shumë mirë, çdo vit po bëhet më e madhe”, ka thënë Begaj.

Begaj tha se është hera e parë që po merr pjesë në organizimet e bëra në Prishtinë.

Ndërkaq deklaroi se është përcjellës i rregullt i organizimeve atdhetare në Zvicërr.

Të ngjashme