Karabinierët italianë ndihmojnë disa familje nevojtare në Prishtinë e Leposaviq

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO po vazhdon aktivitetet në mbështetje të komuniteteve lokale.

KFOR-i njoftoi se sot “karabinierët dhuruan gjëra ushqimore dhe pajisje elektrike për familjet nevojtare në Leposaviq dhe Prishtinë”.

“Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të rregullta të KFOR-it në mbështetje të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, në fund rikujton si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

Të ngjashme