Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë të tipit BMW në Ferizaj, që dyshohet se ishte përfshirë në një aksident trafiku me dëme materiale e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Siç bëjnë të ditur autoritetet, vetura me targa vendore ishte ndaluar më 07.11.2026 rreth orës 21:40 nga njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit të shoferit, A.J., 40-vjeçar, ka gjetur edhe një armë zjarri.
Ndërsa, sqarohet se i dyshuari, A.J., është shoqëruar në stacionin policor, ku njësiti i hetimeve ka kryer procedurat përkatëse dhe kanë sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 10 fishekë.
Me autorizimin e Prokurorit, theksohet se ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari i rastit është liruar dhe Policia deklaroi se ky rast do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.