Kurti uron Ditën e Goranëve, thotë se asnjë komunitet nuk do të lihet pas

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

“Republika e Kosovës është Republikë e të gjitha komuniteteve. Sot e shënojmë e festojmë ditën e komunitetit goran, për të cilën dhe i urojmë të gjithë qytetarët nga ky komunitet.

Kontributi i juaj në jetën shoqërore të vendit tonë, mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm. Vitin e kaluar, kam patur mundësinë të takohem përsëri me përfaqësues tuaj, si në Prishtinë, por po ashtu dhe gjatë një vizite në Dragash.

Që nga fillimi i mandatit tonë, kemi dëshmuar se askush, nga asnjë komunitet, nuk do të lihet pas, por do të jetë pjesë e zhvillimit e progresit tonë, ku politikat progresiste të shtetit mbërrijnë tek të gjithë. Andaj dhe nuk kanë munguar investimet e qeverisë sonë si në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe mbështetjes ekonomike, ndërtimit të shtëpive, përfitimit nga kuotat e punësimit apo dhe verifikimit të diplomave.

Kjo ditë feste na rikujton se bashkë kemi bërë shumë, por mund të bëjmë ende më shumë. Do të vijojmë punën në mbrojtjen, promovimin e mbështetjen e komunitetit goran”, është urimi që ka bërë kryeminitri i vendit, Albin Kurti me rastin e ditës së komunitetit të Goranëve.

Të ngjashme