Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinje

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë sot ndaj dy rusëve që janë ndaluar të dielën në Jarinje për shkak se nuk kanë pasur viza të Kosovës.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Ai ka shtuar se në kuadër të kërkesës për aktakuzë është edhe dëbimi i rusëve nga Kosova.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës”.

“Kjo për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, pohoi Preteni.

Ndër tjera, ai shtoi se të dyshuar kanë ndalim 48-orësh.

Të ngjashme