Kryeshefi i shkarkuar i Telekomit: Do të dal në punë si çdo ditë tjetër

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Bedri Istrefi, kryeshefi i shkarkuar i Telekomit nga Bordi i Përkohshëm ka thënë se ende nuk e ka marrë konfirmimin për shkarkim.

“Pasi përfundova punën shkova në shtëpi, nga mediat mora njoftim. S’kam njoftim zyrtar për shkarkim. Këtë vendim në zyrat e partive politike, që është shkelje e madhe ligjore, nuk e njoh dhe nuk u bindem vendimeve të tilla politike me shkelje ligjore”, tha ai

Istrefi përseriti se do të bëjë kallëzim penal për shkelje ligjore ndaj Rozeta Hajdarit, ministres së MEPTINIS.

“Unë do të vazhdojë të dalë në punë si çdo ditë tjetër”, tha ai.

Bordi i Përkohshëm ka caktuar Burbuqe Hanën ushtruese detyre të kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme