Kryetari i OEK-ut viziton komunën e Gjakovës dhe kompanitë vendëse

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me bashkë puntorë ishte për vizitë në Aeroportin e Gjakovës, kompanitë “S-Imeri”, “Inova”, “Bau Block”, dhe së fundmi u takua edhe me Kryetarin e Komunës së Gjakovës z. ArdianGjini.

Vizita në Kompaninë S-Imeri përkatësisht në njësinë për energji solare“ESCO SOLAR SYSTEMS” ishte me rëndësi të veçantë pasiqe u mbajt një ceremoni ku u realizua aktivizimi i sistemit të parë vetë-prodhues në Kosovë me energji solare në një objekt residencial (NET-metering).Ky përurim ka të bëjë me një projekt të vogël mirë po një piknisje e një industrie të tërë të energjisë solare.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Rukiqi u shpreh i kënaqur me potencialin e sektorit privat dhe një kohë sisht theksoi barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen kompanitë në Kosovë. Disa nga problemet që u potencuan më së shumti janë problemi i furnizimit me energjinë elektrike, përqindja e lartë e informalitetit dhe mungesa e fuqisë puntore të kualifikuar.

Kryetari z.Rukiqi theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme në përkrahje të prodhuesve vendor për lehtësimin e këtyre problemeve dhekrijimin e mundësive të reja për shtrirjen e eksportit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme