Lluka: Qeveria e ardhshme ta ketë prioritet energjinë, integrimi rajonal i domosdoshëm

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 11:31 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri  në detyrë i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka thënë se Qeveria e ardhshme duhet ta ketë prioritet energjinë dhe investimin në këtë sektorë, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencën e parë e CIGRE në Kosovë, ku gjatë tri ditëve do të marrin pjese rreth 200 pjesëmarrës që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, shtoi se integrimi energjetik rajonal është i domosdoshëm.

Duke shtuar se integrimi rajonal ka rëndësi ekonomike për vendin dhe rajonin në përgjithësi. Me këtë rast ai ka përmendur mosimplementimin e marrëveshjes për energji me Serbinë.

“Ne kemi nënshkruar një kontratë për ndërtimin e një Termocentrali të ri, nuk është kapacitet shtesë për është zëvendësim, pasi do të shihet mbyllja e Kosovës A, duke e zëvendësuar me një termocentral me teknologjinë e fundit. Po ashtu edhe 380 milionë euro do të investohen në Kosovën për t’ia shtuar jetëgjatësi edhe për 20 vjetët e ardhshme”.

“Integrimi i tregut rajonal nuk është vetëm obligim i traktatit për energji, por ka rëndësi ekonomike për Kosovën. Kosova ka pasur sfida në mosimplemtmin e marrëveshjes për energjinë me Serbinë. Mirëpo insistimi dhe puna e palodhshme ka bërë që nga 14 prilli i vitit të ardhshme Kosova do të njihet si zonë rregulluese dhe do të ketë mundësi të monitorojë kufijtë energjetik”.

“Integrimi rajonal nuk është i suksesshëm, por duhet të përfshihen të gjitha vendet e rajonit dhe bashkëpunuar me Serbinë duhet të jetë më efikas.  Kosova ka marrë obligim nga BE-ja që 25% te kemi energji të ripërprishme, tani jemi 24.6%. Synojmë që vitin tjetër të kalojë 30%”.

“Efiçenca mbetet sfidë, parashihet që të investohen 80 milionë euro në vit. Pra kërkohet edhe më shumë dedikim qeveria e ardhshme. Kosova është e vendosur të bëjë ndryshime dhe të përcillet në të gjitha Qeveritë që vijnë në të ardhmen”.

Në kuadër të konferencës do të prezantohen 5 punime me tema që trajtojnë ekspertizat e sistemit elektroenergjetik në Kosovë dhe jashtë.

Të ngjashme