Mblidhet bordi i drejtorëve të Telekomit, shqyrtohet dorëheqja e Gent Begollit

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 12:21 | Nga Ekonomia Online
Dje Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

Lajmi.net merr vesh se bordi i drejtorëve të Telekomit sot shqyrtonë dorëheqjen e Begollit nga kjo pozitë. Mbledhja e bordit do të jetë rreth orës 13:00.

Arsyet e dorëheqjes së Begollit nga kjo pozitë nuk janë bërë të ditura, por siç njoftuan burimet e lajmi.net, dje, thonë se ishte për shkaqe personale.

Lajmi.net vazhdimisht ka provuar të kontaktojë me Begollin, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme