OEAK e OEK: Masat e reja fiskale rrisin investimet dhe përmirësojnë imazhin e vendit

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 13:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), kanë përshëndetur vendimin e qeverisë për ndërmarrjen e masave të reja fiskale.

Kjo duke iu referuar vendimit të qeverisë për lirim nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit që importojnë vetë, apo përmes kontraktuesit, të cilët janë autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për shtyrje të Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për lëndën e parë, për të gjitha burimet e energjisë, të cilat përdoren për qëllime prodhimi.

Por edhe vendimit lirim nga tatimi doganor, të gjithë prodhuesit që importojnë vetë, apo përmes kontraktuesit, të cilët janë të autorizuar nga ATK për shtyrje të TVSh sa për lëndën e parë që përdoret në proces të prodhimit, gjysmë produktet, të cilat përdoren në proces të prodhimit, të gjitha linjat e makinerive prodhuese, të cilat përdoren në hapësira prodhuese, për prodhim dhe pajisjet e teknologjisë informative.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, tha se gjatë këtij mandati qeverisës prioritet do të jetë jo në ngritje e tatimeve për prodhuesit vendor, por lehtësimi i punës së tyre përmes masave që do të ndërmarrin, raporton Ekonomia Online. Ai dha detaje për përfitimet nga këto lehtësira për prodhuesit.

“Ne kemi shkuar në Qeverinë e Kosovës me propozimin që të lirohen nga tatimi doganor prodhuesit e subjektivi tonë të prodhuesve dhe nga tatimi ia akcizës poashtu për lëndët ndihmëse që përdoren në proces të prodhimit. Kjo shkon në vizioni tonë që e kemi për prodhuesin privat për ta ndihmuar biznesin privat sepse ai do të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik dhe do të jetë shtytës i uljes së papunësisë në vendin tonë dhe qasja ëshët që gjatë këtij mandati nuk do të ketë ngritje të tatimeve, por do të ketë lirime që ta ndihmojmë prodhuesin tonë dhe do të ketë thjeshtësim të procedurave administrative”.

“Vendimet janë marrë javën e ardhshme në qeveri do të kenë efekt prej 1 janari do të lirohen lëndët e para që përdoren nga prodhuesit tanë, gjysmën produkte të gjitha pajisjet e teknologjisë informative do të lirohen të gjitha linjat e prodhimit poashtu do të lirohen nga tatimi i akcizës burimet e energjisë siç janë gazi, nafata, mazuti dhe ne besojmë që kjo është një shtysë shumë e madhe dhe kem besim që do të ndikojë pozitivisht në prodhimtarinë tonë”, tha Rafuna.

“Këto janë masat e para është vendim shumë madje dhe i guximshëm sepse ka kosto buxhetore dhe ne në mandatin vetëm në muajt që e kemi marrë këto janë masat dhe vendimi i parë që e kanë marrë pa dyshim që nuk do të ndalemi. E nuk do të ndalemi me këto masa ne do mundohemi që të ia arrijmë qëllimit që prodhuesi jonë të jetë i barabartë si brenda vendit poashtu edhe jashtë vendit”.

Rafuna paralajmëroi se në fund të këtij muajit pika kufitare me Shqipërinë do të bashkohet për të eliminuar vonesat dhe burokracinë në kufiri.

“Në fund të muajit tetor parashikohet bashkimi i vendkalimit doganor në Vërmicë dhe Morinë. Do të jetë një lehtësim shumë  madh për arsye se eliminohet një hap shumë i madhe komplet i kontrollit i vonesave dhe burokracisë në kufirin tonë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ku është vetëm një hap, por ne do të marrim edhe hapa të tjerë në periudha të rregullta bashkë me komunitetin e biznesit”.

Arian Zeka, nga OEAK, tha se vendimi i fundit për lirimin e të gjitha tatimet për lëndën e para do të ofroj zgjidhjen e duhur për një kohë më të gjatë.

Zeka tha se do të ishte mirë që masat të hyjnë në fuqi qysh tash, mirëpo sipas tij ka proceduar që e shtyjnë vendimin deri në janarin e vitit tjetër.

“Pavarësisht vonesës është momenti përfundimtar që ne në kemi pritur që të hyj në fuqi këto masa lehtësuese për sektorin e prodhimtarisë në vend. Arsyetimi besoj që është i panevojshëm duke pas parasysh bilancin tregtar që e ka shënuar vendi ynë prej vitit në vit pa një përmirësim të dukshëm realisht pa rritje të eksporteve dhe me rritje graduale ose të vogël të importeve nga viti në vit meqenëse vetmja masë, e cila në  periudhe afatgjate do të garantonte vazhdimin e sektorit të prodhimtarisë të vendit tonë. Ne në komunitetin e prodhuesve të odës vazhdimisht kemi diskutuar për këto çështje dhe i kemi dhënë rekomandime që nga viti 2013 për miratimin e ligjit për lirimin e mallrave doganore atëherë është pat bërë një punë e vogël pikërisht nga ministri i Financave zotëri Hamza”.

“Besoj që vendimi i fundit për lirimin e të gjitha lëndëve të para dhe krijimi i një liste të prodhuesve në vend do të ofrojë zgjidhjen e duhur për një kohë më të gjatë. Ne kemi shprehur disa brenga se si do të trajtohet edhe çështja e furnizimit me lëndë të parë për brenda meqenëse për momentin flitet për heqjen detyrimeve doganore tatimi për vlerën e shtuar për lëndën e parë të importuar mirëpo morën përgjigje nga ana e zyrtarëve të ministrisë që edhe kjo çështje është adresuar dhe prodhuesit në momentin që do të jenë të regjistruar në atë listën do të mund të gëzojnë të njëjtat benefite edhe në gjatë furnizimit për lëndë të parë. Do të kisha dashur që kjo të hynte këto masa të hynin në fuqi që sot ose nga e hëna dhe jo në një janar të vitit 2018, por e kuptojmë që është çështje e planifikimit buxhetor dhe duhet të ketë kujdes edhe për buxhetin e vendit”.

Safet Gërxhaliu, nga OEK, beson që këto lehtësira do të ndikojnë në ndryshimi e perceptimit të investitorëve të huaj në raport me Kosovën dhe rrisin investimet në vend, raporton EO.

“Janë dy lehtësira ose dy vendime të cilat do të ndikojnë në aspektin intern dhe në aspektin ekstren në rend të parë do të kemi një kuota të rritjes së kapaciteteve prodhues në vend dhe të kemi këtu jo vetëm në lëndën e parë dhe në pajisje por edhe në pajisje të linjave të prodhimit. Në rend të dytë do të ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në fuqizimin e ose në përmirësimin e një indikatori substancial çfarë është përmirësimi i bilancit të pagesave sepse me të vërtet po i bëhet nder Kosovës”.

“Ajo çfarë është me e rëndësishme është se do të gjenerojnë dy efekte pozitive e para është motivim shtesë për investitorët e huaj për bendet prestigjioze të cilët ia mësyjnë Kosovës duke u marrë me linjat prodhuese në Kosovë për vet faktin që shumë kompani dhe brende evropiane janë duke ikur nga Azia në veçanti nga Kina për hir të rrethanave të krijuara dhe e dyta do të jetë një hap që me siguri do të ndryshojë në ndryshimin e percepcionit të krijuar për Kosovën dhe dua të besoj që me këtë qasje do të kemi edhe investitorët e huaj”.

Të ngjashme