Pagat për prill ekzekutohen më herët për nder të 1 Majit

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 14:30 | Nga

Ministria e Financave njofton të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin prill.

Ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë.

Me këtë rast, ministri i Financave, Bedri Hamza, të gjithë të punësuarve në Kosovë u uron Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Majin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme