Qeveria korrigjon vendimin, Fadil Ismajli e Përparim Kabashi sërish kandidatë për Bord të ZRrE-së

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 14:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend listën e përmirësuar të kandidatëve për kryetar të Bordit të Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE). Të propozuarit janë Fadil Ismajli e Përparim Kabashi, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Ekonomi, Valdrin Lluka tha se Qeveria ka dërguar emrat e dy kandidatëve në Kuvend mirëpo ka qenë insistim i deputetëve që të dërgohen edhe dy kandidatë të tjerë.

“Shtohen edhe dy kandidatë Fadil Ismajli dhe Përparim Kabashi. Ka qenë insistim i Kuvendin se pse nuk janë procedua edhe dy kandidatë të tjerë”.

Në mbledhjen e Qeverise me date 24 korrik, Kryeministri kishte proceduar në Kuvend 4 emra për kryesuesin e bordit të ZRrE-së.

Në listën e të propozuarve ishin: ish-ministri Fadil Ismaili, Petrit Pepaj, Përparim Kabashi, dhe Bekim Jakupi, kurse në komision kanë shkuar veç dy emra.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e së martës kishte në shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, por që kjo pikë u shty pasi u kërkuan edhe të shtohen edhe dy emra pasi anëtari që kishte më shumë pikë Fadil Ismaili nuk ishte në listë.

Gjatë këtij viti, Kuvendi kishte përzgjedhur dy anëtarë të bordi të ZRrE-së, që sipas vlerësimit të partnerëve të Ambasadës Britanike nuk i plotësonin kushtet për të qenë pjesë e këtij bordi.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, October 16, 2018

Të ngjashme