Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 14:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPH, Fatmir Matoshi kërkoi që sot të merret vendimi për ndalesën e përdorimit të thëngjillit në institucionet publike.

“Në emër të Task-Forcës në kuadër të MMPH i propozoj qeverisë të marr vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në objektet shkollore, institucionet publike, nivel qendror dhe lokal. Propozoj me i obliguar të gjithë për zbatimin e këtij vendimi”, tha ai.

Ministri i MAShT, Shyqiri Bytyqi tha se MAShT ka kohë që ka marrë një vendim të tillë për ndalesën e thëngjillit më shkolla.

“Ministria e MASHT ka kohë që kemi marr vendim dhe e kemi ndalu përdorimin e thëngjillit nëpër shkolla”, tha ai.

Matoshi kërkoi ndjesë ndaj ministri Bytyqi që përmendi shkollat pasi që tha MAShT ka kohë që ka marr një vendim të tillë, raporton EO.

Zëvendëskryeministri, Dadan Gashi tha se një vendim i tillë nuk duhet të merret menjëherë sot pasi që duhet të shqyrtohet me kujdes të gjitha të mirat dhe këqijat e ndalimit për përdorim të thëngjillit.

“Ministri Bytyqi e ka marr më herët këtë vendim dhe unë qëndroj prapa kërkesës që qeveria të vendos sot për ndalesën e përdorimit të thëngjillit e sidomos në komunën e Prishtinës ku sezonin e dimrit e kemi ajrin më të ndotur në botë”, tha Matoshi.

Përderisa Matoshi tha se vendimi duhet të jetë primar për institucionet publike dhe jo qytetarët, pasi që atyre u bëhet thirrje për ndalim të përparimit të thëngjillit, por institucionet vazhdojnë përdorimin e tij.

“Vendimi i sotëm ka të bej vetëm për institucionet publike”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme