Rritet tregu i punës në industrinë e kriptovalutave

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Glassdoor, një kompani në Kaliforni që bënë rekrutime, ka publikuar një raport i cili tregon kërkesën në rritje në industrinë e kriptovalutave, me hapje të vendeve të punës me një rritje prej 300 për qind nga viti në vit.

Raporti tregon se janë identifikuar 1,775 vende pune që përfshinë termat “Bitcoin”, “Cryptocurrency” dhe “Blockchain”.

“Rritja e vazhdueshme në hapjen e vendeve të punës sugjeron që punëdhënësit në teknologjinë Blockchain mbeten të sigurt në mundësinë e tregut dhe të vazhdojnë të bëjnë investime afatgjata në ekipet e tyre”, thotë raporti.

Nju Jork dhe San Francisco kryesojnë si vendet më të mira për të gjetur një punë në industrinë e kriptovalutave, duke përbërë pjesën më të madhe të të gjitha vendeve të punës. Në total, pesë qytetet kryesore, të cilat përfshijnë janë San Jose, Çikago dhe Seattle, dominojnë një kombinim prej 59 për qind të të gjitha vendeve të punës në faqen e Glassdoor, përcjell Telegrafi.

Jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Londra kryeson listën e qyteteve me 189 vende pune, pasuar nga Singapori, Toronto dhe Hong Kongu.

Ndër 15 kompanitë e para që kërkojnë punëtorë të rinj, janë Consensys dhe IBM kanë 214 pozita të lidhura me punën në industrine e kriptovalutave dhe Coinbase vjen në vendin e tretë me 63 vende. Gjithashtu në listë janë emra të tjerë të njohur si Kraken, Circle, Bitgo dhe Abra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme