Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se nuk mund të mburremi e ekonomia e vendit sivjet ka ecur mirë. E vetmja çështje që ka pasur sukses sivjet ka qenë taksa 100 për qind, kundër prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake e cila ka rritur biznesin dhe qarkullimin e brendshëm të bizneseve konkretisht prodhuesve të vendit.
“Ne do të mburremi, nëse do i kishim më shumë kompani të mëdha në vend, sikur të kishte politika zhvillimore më të mira për biznesin e shtetin më të mira në vend. Ne nuk mund të mburremi që kemi politika të mira zhvillimore”, tha Shahini.
Sipas tij, qeveria në nivel vendi, nuk duhet të pengojë bizneset, por të ndihmojë ato me politika zhvillimore.
Kryetari i AKB-së tha se politikat dhe fiskalizimi i shumë bizneseve në vend ka ngecur, ende informaliteti është i madh apo 35 për qind, ku informaliteti është nga të gjitha anët
dhe shteti duhet të punoi e mos të rri, të jenë të gjitha bizneset e barabarta.
”Qeveria nuk duhet të marr vendime duke i nxënë bizneset e papërgatitura, por të marr vendime së bashku me biznesin, në mënyrë që të mos i krijoi humbje”, tha Agim Shahini.
Si pas tij shumë biznese janë larguar dhe qeveria qendrore dhe ato lokale nëse nuk munden me i ndihmua bizneset mos ti pengojnë ato.