Shala: Prodhuesit vendës duhet të ndjekin shembullin e suksesit të kompanisë “Meka”

Dragash | 02 Pri 2019 | 13:04 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka vizituar fabrikën e përpunimit të mishit “Meka” në Dragash, raporton Ekonomia Online.

Shala ka takuar drejtorin e kësaj kompanie, Burim Piraj, me të cilin diskutuan për mbështetjen e prodhimeve vendore, që ato të certifikohen dhe të bëhet eksporti i tyre jashtë vendit.

Ministri Shala tha se kjo kompani trajtojnë punëtorët jashtëzakonisht mirë duke iu dhënë atyre edhe pagën e 13 dhe 14, derisa ka bërë thirrje që edhe prodhuesit e tjerë vendës të ndjekin këtë shembull.

 “Sot me kënaqësi kam vizituar një kompani e cila merret prodhimin e produkteve të mishit. Kompani e cila i mbushë të gjitha standardet e Bashkimit Evropian në lëmin në të cilën prodhon. Arsye e vizitës është që pronarit të kompanisë të ja transmetoj vullnetin tim si ministër, por edhe të qeverisë së Kosovës dhe fokusin tonë për ndihmë për kompanitë të cilët me rritjen e prodhimit të tyre ndihmojnë zhvillimin ekonomik”, tha Shala.

Ministri Shala po ashtu ka ndarë mirënjohje për këtë kompani për shkak të ndikimit në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Njëkohësisht e njoftova z.Piraj për mundësitë që i ofron MTI-ja për t’i ndihmuar ata që t’i certifikojnë produktet në mënyrë që prodhimet tona t’i plotësojnë standardet që kërkohen në BE dhe të kenë më lehtë të eksportojnë produktet tona në shtetet të jashtme. Kjo kompani në të njëjtën kohë trajton punëtorët në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe jep rrogën e 13-14 për punëtorët e kësaj kompanie dhe kjo duhet të jetë shembull për të gjithë prodhuesit tjerë vendor që përpos marrëdhënieve me ne të njëjtën qasje ta kenë edhe me punëtorët”, ka thënë Shala.

Drejtori i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka thënë se që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ka pasur rritje në kompaninë “Meka” gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të punëtorëve.

“Faleminderit për vizitën tuaj, ne kemi parë hapa konkrete dhe ju falënderoj për hapat që i keni marrë në vendosjen e flamujve pranë produkteve në mënyrë që konsumatori të jetë i informuar për kualitetin e produktit. Ju përgëzoj edhe për vendosjen e taksës edhe është politike, por ka pasur ndikim të konsiderueshëm në rritjen e kompanive dhe ne që nga aplikimi i taksës kemi marrë punëtorë të rinj pasi dhe kemi mundësi më të madhe në treg. Ju falënderoj e edhe një herë për përkrahje të prodhimeve vendore”, është shprehur Piraj, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme