Takohen Beqa dhe Apostolova: Ekonomia digjitale i garanton Kosovës ndaljen e ikjes së të rinjve nga vendi

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kanë mbajtur një takim të përbashkët ku kanë biseduar për ekonominë digjitale për të cilën thonë se avantazhi konkurrues dhe identiteti ekonomik i garanton Kosovës zhvillim ekonomik dhe ndalë ikjen e të rinjve nga vendi.

“Pata kënaqësinë ta takoj Ambasadoren Apostolova, të cilën e informova rreth Projektit “Regional Research & Development Cloud”, projekt i përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Beqa.

“Projekti përfaqëson qasje origjinale për integrimin e platformës për hapjen e të dhënave, hulumtimin dhe zhvillimin, digjitalizimin e ekonomisë, fuqizimin e startu-peve dhe femrave në ndërmarrësi. Ambasadorja Apostolova është shumë e përkushtuar që së bashku të gjejmë zgjidhjen më të mirë për financimin dhe implementimin e projektit”. ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme