Taksa mbyll shumë biznese në Luginë të Preshevës

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Shumë biznese në Luginë të Preshevës kanë reduktuar numrin e punëtorëve ose janë mbyllur në tërësi, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kërkesa e Luginës, që për bizneset shqiptare mos të aplikohet taksa, nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare.

Qumështorja Doda në Komunën e Preshevës në jug të Serbisë, është vetëm një nga bizneset e shumta që pësoi humbje nga taksa 100 për qind.

Deri para vendosjes së taksës, ky biznes ka eksportuar mbi 70 për qind të produkteve në tregun e Kosovës, ndërsa tash, është në fazën e mbijetesës.

Nga 14 punëtorë sa kishte, tash ka vetëm 8.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme