Ekonomia e Gjermanisë do të rritet për 0.7 përqind këtë vit nëse Britania e Madhe e lë Bashkimin Evropian në mënyrë të çrregullt.
Këtë e kanë thënë nga Federata e Industrisë së Gjermanisë këtë të hënë duke shtuar se është një pikëpamje e zbehtë për ekonominë më të madhe evropiane sesa në rastin e një Brexit të lehtë, shkruan Reuters.
“Ekonomia e Britanisë do të pësojë rënie të madhe”, ka thënë Presidenti i BDI, Dieter Kempf.
“Një Brexit i çrregullt do të gdhendë së paku gjysmën e përqindjes së rritjes gjermane këtë vit”.
BDI ka një parashikim se ekonomia e Gjermanisë do të mund të rritet këtë vit deri në 1.2 përqind.