Ekonomia e Turqisë rritet për 7.4 për qind në 2017

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 11:37 | Nga

Instituti Statistikave të Turqisë (TÜİK), ka njoftuar se ekonomia e Turqisë ka shënuar rritje për 7.4 për qind në vitin 2017.

Instituti Statistikave të Turqisë (TÜİK) ka shpallur rezultatet e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të përllogaritura me metodën e prodhimit për vitin 2017. Sipas kësaj, teksa ekonomia e Turqisë ka treguar rritje me 7.4 për qind vitin e kaluar thuhet se rritja në tremujorin e fundit të vitit ka qenë 7.3 për qind.

Sipas metodës së prodhimit, me çmimet aktuale PBB-ja u rrit me 19 për qind në vitin 2017 krahasuar me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency.

Në analizën e aktiviteteve që përbëjnë PBB-në, në vitin 2017, vlera e shtuar e sektorit të bujqësisë u rrit me 4.7 për qind, sektori industrial me 9.2 për qind dhe sektori i ndërtimit me 8.9 për qind.

Gjithashtu vlera e shtuar nga sektori i shërbimeve, i cili përbëhet nga aktivitetet e shërbimeve të tregtisë, transportit, akomodimit dhe ato ushqimore shënuan rrije me 10.7 për qind.

Vlera e PBB-së për kokë banori, me çmimet aktuale në 2017 u llogaritën si 38.660 lira turke (10.597 dollarë). Kjo vlerë, në vitin 2016 ishte përcaktuar si 32.676 lira turke (10.807 dollarë).

Edhe ekonomistët, të cilët morën pjesë në “Aketimin e Pritshmërisë së Rritjes” të AA Finance, kishin parashikuar një normë mesatare rritjeje prej 7.3 për qind deri në fund të vitit 2017.

Të ngjashme