Ekonomia japoneze tkurret me 7.8%, performanca më e dobët që nga viti 1955

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia e tretë më e madhe në botë u tkurr me 7.8 për qind në tremujorin e dytë ose 27.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Japonia ishte duke luftuar me një rritje të dobët ekonomike edhe përpara krizës së pandemisë së Covid-19.

Shifrat e publikuara sot dëshmojnë ndikimin e rëndë financiar me të cilën po përballen vendet në botë.

Japonia hyri në recesion në fillim të këtij viti pas tkurrjes ekonomike të dy tremujorëve të njëpasnjëshëm.

Të dhënat për periudhën prill-qershor tregojnë për rënien më të madhe që kur shifrat e krahasueshme u bënë të disponueshme në vitin 1980.

Një nga faktorët kryesorë në tkurrjen e ekonomisë është rënia e konsumit të brendshëm, i cili përbën më shumë se gjysmën e ekonomisë së Japonisë.

Eksportet gjithashtu kanë rënë ndjeshëm ndërsa tregtia globale është goditur nga pandemia.

Të dhënat e fundit janë tremujori i tretë i njëpasnjëshëm i rënies për ekonominë japoneze, që paraqet performancën e saj më të dobët që nga viti 1955.

Japonia është e fundit në një varg ekonomish aziatike që raportojnë rënie drastike të PBB-së në tremujorin e dytë.

Sipas disa analistëve, Japonia ka të ngjarë të rikuperohet më mirë se ekonomitë e tjera. ‘Capital Economics’ thotë se edhe pse ekonomia e tretë më e madhe në botë është në mes të një vale të dytë të infeksioneve, sistemet e tij të kujdesit shëndetësor nuk janë mbingarkuar dhe rastet e reja kanë filluar të bien.

Institucioni e hulumtimit thotë se pret që Japonia të pësojë fryrje të PBB-së së tremujorit të tretë – dhe të vazhdojë deri në vitin e ardhshëm./BBC

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme