Kryetari i Shoqatës serbe të Ekonomistëve, Aleksander Vlahoviq, e pranon që taksa e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka një ndikim të madh në ekonominë e Serbisë.
Ai thotë që nëse nuk largohet një masë e tillë, atëherë Serbia do të jetë e detyruar që të gjej tregje tjera për arsye se 15 për qind të tregut e ka në Republikën e Kosovës.
“Ky vendim sigurisht ka një ndikim në eksportet serbe sepse gati 15 për qind e totalit të eksporteve të Serbisë i dedikohet tregut në Kosovë”, ka thënë ai, shkruan ‘Vesti’, transmeton Gazeta Express.
Ai i ka bërë thirrje BE-së që të reagojë për këtë taksë prej 100 për qind për produktet serbe, pasi sipas tij shkelet marrëveshja e CEFTA-së dhe është në kundërshtim me parimet bazë të tregtisë së lirë që ekzistojnë brenda BE-së.
“Nëse këto sanksione prej 100 për qind të vendosura nga Qeveria e Kosovës vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë me siguri prodhuesit e Serbisë mallrat e tyre që i kanë eksportuar në Kosovë, do të detyrohen t’i drejtojnë në tregje tjera”, ka përfunduar Vlahovic.