Ekosistemi më i madh në botë, Amazona është përfshirë nga flakët për javë të tëra, duke rritur shpyllëzimet. Zjarri u zbulua nga NASA, São Paulo u zhyt në errësirë të hënën nga tymnaja e madhe.
Zjarri në Amazon po përhapet me shpejtësi dhe tymi është tashmë aq i dukshëm dhe i madh saqë mund të shihet nga hapsira.Në Brazil këtë vit ka pasur gjithsej 72.843 zjarre , me më shumë se gjysmën në rajonin Amazon, tha INPE. Kjo është më shumë se një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Amazon ndryshe quhet mushkëria e planetit, duke prodhuar 20% të oksigjenit në atmosferën e tokës.
Gjithashtu është konsiderohet si faktori kryesor në ngadalësimin e ngrohjes globale, dhe është gjithashtu shtëpia e milionave specieve të panumërta të faunës dhe florës.