Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të shtune ka mbledhur kuvendin e jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të degës në Podujevë me aprovimin e 59 delegatëve.
Deri më tani, burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se kandidati i vetëm për këtë pozitë është Ekrem Hyseni.
I pranishëm në kuvendin zgjedhor nuk është ish-kryetari i degës, Agim Veliu, i cili para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të marrë pjesë, pasi që sipas tij, në këtë kuvend po tentohet të kontrabandohet kryetari i ri.