Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hysen Ekremi, ka mbajtur një tubim në Letanc dhe Lluzhan, i cili ka theksuar se është ndjerë një mikpritje dhe përkrahje e jashtëzakonshme.
Ekremi theksoi se fryma e fitores dhe vullneti i llapjanëve janë në kulmin e tyre, dhe mobilizimi i qytetarëve po rritet çdo ditë. “Jemi bërë bashkë, jemi bërë një, dhe kështu do të mbetemi gjithmonë,” tha ai, duke shtuar se afërdita e 9 shkurtit po sjell gjithnjë e më shumë mbështetje.