Eksodi i vitit 1999, në sheshin “Nëna Terezë”

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 12:02 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Eksodi i vitit 1999, Departamenti i Diasporës i AAK-së, ka hapur në sheshin “Nëna Terezë” ekspozitën me fotografi nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i kësaj ekspozite është që të mos harrohen vuajtjet që i ka pasur populli shqiptar nga projektet anti serbe.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër nga radhët e PAN-it, Ramush Haradinaj pazi ka vizituar këtë ekspozitë ku ishin shfaqur fotografi të ndryshme ka thënë se për fat të keq edhe Kosova bënë pjesë në popujt r atyre vendeve që kanë të shpërngulur. Mirëpo ai nuk ka mohuar faktin që do të punojnë që më të mos largohet askush nga vendi.

“Për fat të keq edhe ne bëjmë pjesë në popujt që kemi shumë të shpërngulur, shumë refugjatë dihet që ka plot të rinj dhe familje shqiptare që edhe sot janë refugjatë nëpër vende të ndryshme të botës mirëpo në këtë ditë e kemi edhe një shpresë sepse lidhet edhe me kthimin tonë në vitin 1999 kthimin e të shpërngulurve në Kosovë, mendoj se ideja e Departamentit të Diasporës që mos me lënë në harresë këtë dhimbje dhe plagë të popullit tonë është vërtetë me u respektu, na duhet të punojmë ashtu si jemi deklaru gjithë që të mos largohet askush më nga trojet tona për shkaqe të jetës apo për shkaqe po e quaj diskriminimi të çfarë do natyre qoftë”, ka thënë Haradinaj.

Kurse Jahja Lluka, Drejtor i Departamentit të Diasporës nga AAK-ja ka thënë se për fat të keq edhe sot ka qytetarët që largohen nga Kosova por duhet të punohet dhe të krijohen kushte që të rinjtë mos të largohen nga vendi i tyre.

“Ne e kemi parë të arsyeshme që ta organizojmë një ekspozitë të fotografive me një qëllim të vetëm që mos t’i harrojmë të gjitha këto vuajtje që i ka pas populli shqiptar nga projektet anti-serbe për shpërnguljen e shqiptarëve dhe për një Kosovë pa shqiptarë. Fatkeqësisht duhet ta themi që edhe sot kemi largim të njerëzve tonë nga Kosova posaçërisht të rinisë dhe ne do të bëjmë përpjekje që të krijojmë kushte dhe mundësi që të kemi perspektivë për rininë tonë që të mos ketë nevojë të shpërngulet dhe ta gjejë vendin e vet sepse askund nuk ka më mirë se në vendlindje”, ka thënë Lluka.

Sipas tij, sot në botë ka mbi 65 milionë refugjatë të cilët në mënyra të ndryshme kanë ikur nga vendet e luftës dhe krizave.

Image may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: 5 people, people standingImage may contain: 4 people, people smiling, people standingImage may contain: 2 people, people standing, shoes and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, standing, walking, shoes, child, tree and outdoorImage may contain: one or more people, shoes and outdoor

Të ngjashme