Një anëtar i një udhëtimi në Arktik të vitit 1845, është identifikuar nga studiuesit përmes ADN-së e tij, e cila u përputh me atë të një pasardhësi të gjallë nga Afrika e Jugut.
Testet konfirmuan se mbetjet skeletore të gjetura nga një ishull në veri të Kanadasë ishin ato të John Gregory, përcjell klankosova.tv.
Gregory ishte një oficer i ekspeditës fatkeqe të eksploruesit britanik Sir John Franklin për të hartuar Kalimin Veriperëndimor në Arktikun Kanadez.
Siç shkruan BBC, ekspedita ishte një katastrofë, duke përfunduar me vdekjen e të gjithë 129 anëtarëve të ekuipazhit.
Kur dy anijet e tyre – HMS Erebus dhe HMS Terror – u bllokuan në akull, ekuipazhi u zhduk në Arktikun e ngrirë.
Por tani, me ndihmën e analizës gjenetike, një ekip studiuesish nga tre universitete kanadeze kanë bashkuar një pjesë tjetër të enigmës, përcjell klankosova.tv.
Mostrat e kockave dhe dhëmbëve nga mbetjet e Gregory, u gjetën nga King William Island, Nunavut në 2013.
Gjashtë vjet më vonë, një burrë që jetonte në Port Elizabeth, në Afrikën e Jugut, mori një kërkesë për mostra të ADN-së si pasardhës i mundshëm i marinarëve të ekspeditës në Franklin.