Një granate dore është zbuluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Zbulimi është bërë nga një ekspeditë arkeologjike franceze.
Kjo e fundit gjatë punës , në këtë park, ka konstatuar një granatë dore të vjetër, me detonator të aktivizuar. Pas marrjes së njoftimit nga ana e policisë vendore, janë kryer veprimet përkatëse në terren.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë lokalizuar vendin e ngjarjes. specialist të armatimit, strukturë e kësaj policie, janë duke punuar në terren.
Sipas policisë po punohet që heqja dhe çaktivizimi i kësaj granate të bëhet nga këta specialist.