Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) po qëndron një Mision këshillues i ekspertëve
ndërkombëtarë për ta vëzhguar punën e ekipeve të ASK-së për Regjistrimin e Popullsisë (ReKos 2024).
Misioni ndërkombëtarë është mbështetur nga UNKT/UNFPA dhe UNECE.
Misioni ndërkombëtarë u prit nga U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati dhe menaxheri i
Regjistrimit të Popullsisë, Ylli Shala.
Kosovës në rundin e regjistrimeve të vitit 2020, si dhe vlerësojë përputhshmërinë me standardet
ndërkombëtare dhe për rrjedhojë të stimulojë transparencën.
Tutje, gjatë gjithë ditës se djeshme u zhvilluan aktivitete me prezantimet e udhëheqësve të ekipeve të
Regjistrimit të Popullsisë nga të gjtiha fushat. ASK-ja ka ndarë më herët të gjitha materialet e Regjistrimit
të Popullsisë përfshirë edhe pyetësorët dhe dokuemntet e tjera përcjellëse si: planet, starategjitë,
legjislacionin, buxhetin etj.
Misioni ndërkombëtarë do të qëndrojë gjatë gjithë javës dhe do të ketë vizita edhe në terren nëpër
komuna të ndryshme.