Komuniteti virtual XOR ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt kanë vërejtur një kampanjë mjaft specifike duke imituar portalin kryesor të Republikës së Kosovës “eKosova”.
Bëhet fjalë për komunitetin virtual XOR që thuhet se është themeluar dhe ndërtuar nga një grup i profesionistëve me një sfond në fushën e teknologjisë informative me theks të veçantë në sigurinë kibernetike.
Dhe sipas një njoftimi të tyre, cak i kampanjës kanë qenë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes së cilës është tentuar tu vidhen kredencialet personale për qasje në platformën “eKosova”.