Ekspertët këshillojnë heqjen e testit të zhvlerësuar të maturës

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 09:58 | Nga

Rreth 31 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen këtë vit provimit shtetëror të maturës, prej tyre 26 mijë që janë të këtij viti dhe 6 mijë që kanë mbetur nga vitet e kaluara.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT) ka konfirmuar se janë në fazën finale të organizimit të provimit shtetëror, ku pjesa e parë e testit pritet të mbahet më 10 qershor, kurse pjesa e dytë më 24 qershor, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse MAShT-i thotë se ka marrë të gjitha masat që procesi të realizohet sa më mirë, skeptik rreth kësaj, shprehen njohës të çështjeve të arsimit dhe anëtar të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Ata madje kanë kritikuar edhe Ligjin për provimin e maturës shtetërore të nxjerrë në vitin 2015. Ky ligj ka paraparë që pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore të jetë 40%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme