Skuadra nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka lënë Damaskun dhe ka shkuar në Douma të shtunën – vendi ku ishte ndërmarrë sulmi me armë kimike, njofton Klan Kosova.
Shtetet perëndimore thonë se qeveria e Sirisë ka udhëhequr një sulm kimik në këtë qytet me shtatë prill, duke shkaktuar disa vdekjeje.
Por, Siria dhe Rusia, që e kontrollojnë qytetin, e kanë mohuar sulmin.