Ben-Meir: Erdogani është diktator, premtimi i Kurtit ndaj tij është hap i gabuar

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben-Meir, ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

Ben Meir me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe thirrjet e presidentit turk, Erdogan ndaj Kurtit për shqyrtimin e këtij vendimi.

Ai ka thënë se Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

Madje, Ben Meir ka thënë se t’i premtosh Turqisë se do ta konsiderosh vendimin për vendin e ambasadës në Jeruzalem, është një mesazh i qartë se ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike, dhe ky sipas tij është hap i gabuar.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij në shqip:

Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar #Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë axhendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin. Premtimi ndaj Turqisë se “vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në # Izrael duhet të konsiderohet” është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar. Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi, të cilat i dhanë Erdoganit kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit. Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme