Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu përmes një skice ka treguar ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona.
Ai thotë se në vendin ku ka ndodhur krimi, tre të arrestuarit kanë një arë në pronësi të tyre.
Tutje, ai tregon edhe vendin që vrasësi të mund ta ketë fshehur armën, një ditë apo dy para rastit.
“Kjo me rreth të vogël është lokacioni ku ka ndodhur krimi. Por është shumë interesant që menjëherë afër autobusit ku është ndal autobusi, këta të arrestuarit e kanë një arë në pronësi të tyre, menjëherë afër ku ka ndodhur vrasja”, thotë Musliu.
Ai në ATV u shpreh se nga ai vend deri te vendbanimi, deri te rruga Agron dhe Gazmend Mehmetaj, që e mban emrin e dy dëshmorëve është distanca 15 minuta nëse ecet në këmbë.
“Nëse janë këta vrasësit, nëse vrasësi ka shku në shtëpi të tyre, nëse shkoni me veturë diku 3 min e gjysmë. Në vendin ku u ndal autobusi, pas kanë shtënë në të, në afërsi është ara, është një gardh i vogël dhe ka drunj, që potencialisht vrasësi i cili ka vrarë 3 njerëz në këtë fshat, sigurisht ka qenë i familjarizuar ekziston mundësia që mu këtu gjatë ditës ose dy ditëve paraprakisht ka fshehur armën apo atë çka iu ka desht dhe ka shku pa pengesë dhe pa rënë në sy dhe e ka marrë. Është një prej versioneve që e kam menduar“, shpjegoi Musliu.