Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Vuçiq po e luan me figura të zeza lojën e shahut me barrikada aktualisht.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria do të duhej ta luante shahun me figura të bardha por që nuk e ka bërë ende lëvizjes.
Musliu ka shtuar se Evropa si gjyqtare, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës dhe se Evropa nuk po e sheh Putinin para Vuçiqit.
Postimi i tij i plotë:
Këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të ZEZA.
Lojtari tjetër (Qeveria e Kosovë) që do të duhej të luante me figurat e BARDHA, nuk e ka bërë lëvizjen ende.
Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës.
Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!