Eksperti kundër varësisë nga drogat: Ekstazia përdoret kryesisht nga të rinjtë

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Muharrem Ademi, eksperti kundër varësisë nga drogat, ka folur për llojin e substancës narkotike ekstazi, e cila është kapur sot nga Policia e Shqipëri gjatë një aksioni ku janë arrestuar pesë të dyshuar, dy prej tyre kosovarë, njëri është Besnik Mujeci, ish-asamblist i LVV-së në Prishtinë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ekstazia hynë tek grupi i stimulantëve, është mjaft i fuqishëm.


“Ekstazia kryesisht përdoret në diskoteka, në klube, dhe njihet si droga e klubeve të natës. Efektet kryesore janë lirimi i dopaminës, që do të thotë se dopamina është hormoni i lumturisë, shtim i energjisë”, ka thënë Ademi.


Ai ka treguar edhe cilat janë efeketet apo pasojat e këtij lloji të drogës.


“Shpesh herë vërejmë tek klientët tanë që ju paraqiten çrregullime të ankthit dhe depresionit, edhe deri te arresti kardiak që janë raste mjaft të rralla. Ekstazia nuk është drogë kryesisht që krijon varësi. Personat që përdorin ekstazi e përdorin atë tri deri në pesë raste brenda vitit”, ka thënë Ademi. Ademi theksoi se grupmoshat që përdorin ekstazi janë nga 20 deri në 30 vjet, kryesisht persona të rinj.

Të ngjashme