Eksperti nuk sqaron se si MSH-ja ka mashtruar me asgjësimin e barnave

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 08:06 | Nga

Eksperti i caktuar për të sqaruar tenderin e asgjësimit të barnave nuk ka dhënë përgjigje konkrete për këtë çështje para trupit gjykues në gjykimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, dhe katër zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Shtetit në aktakuzën e ngritur nuk e sqaron saktë se si e ka matur dëmin nga barnat e asgjësuara në një ekspertizë retroaktive, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e MSH-së akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak që Prokuroria e Shtetit konsideron se kompania fituese e tenderit ka mashtruar me peshoren dhe që MSH-ja ka paguar më shumë sesa do të duhej për asgjësimin e produkteve me afat të skaduar.

Në seancën e së enjtes Agim Sheqiri tha se ekspertiza e përpiluar më 20 mars të vitit 2015 përfshin 4 aktivitetet e prokurimit. Në kuadër të ekspertizës, ai tha se, është tabela e cila pasqyron kohën, numrin, datën dhe sasinë e peshës së barnave. Sipas kësaj tabele, pesha e cila është pranuar nga autoriteti kontraktues, ku mbi bazën e kësaj sasie janë bërë edhe pagesat nga Ministria, ka qenë 353.940 kilogramë.

Sheqiri nuk ka komentuar shumë nëse kishte ose jo shkelje në pikat që pretendon Prokuroria. Ka thënë që krejt çka ka pasur të thotë i ka shkruar në raport.(KohaDitore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme