Sot në Reçak po shënohet 22 vjetori i masakrës më të tmerrshme të ndodhur në historinë e Kosovës.
Atje, mbi dy dekada më parë, u vranë 45 civilë, njofton Klan Kosova.
Në vitin 2017, ekspertja e Forenzikës nga Finlanda, Helana Rata, masakrën e Reçakut nuk mundi ta emëroj ndryshe, pos si krim kundër njerëzimit.
Gjuha e përdorur nga finlandezja asokohe, kishte zgjuar polemika të shumta nëse terrori i serbëve i ushtruar ndaj popullatës civile ishte masakër apo jo.
Për këtë, Wolfgang Petritsch, që atëherë ishte i dërguari kryesor i Bashkimit Evropian në bisedimet e paqes në Kosovë e Rambuje, në një intervistë për Klan Kosova dy vjet më parë, pati thënë se kishte një arsye pse hetuesja nga Finlanda nuk mundi ta bëjë një gjë të tillë.