Eksplodime të serishme në caqet nukleare të Iranit

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Një central bërthamor në Iran është goditur nga një eksplodim të dielën, ka raportuar agjencia zyrtare e këtij shteti. Nuk ka pasur të vdekur ose të lënduar në këtë incident.

Një ish-zyrtar ka thënë se incidenti mund të jetë përpjekje për të sabotuar punën në këtë central, i cili ka qenë i përfshirë në aktivitete të cilat shkelin marrëveshjet nukleare ndërkombëtare, raporton The Independent.

Që nga fundi i qershorit në Iran kanë ndodhur disa eksplodime dhe zjarre nëpër ndërtesat ushtarake, nukleare dhe industriale, transmeton KOHA.

Më 26 qershor pati shpërthim në një bazë ushtarake ku zhvillohen armët në lindje të Teheranit. Incidentet tjera të raportuara nga agjencitë iraniane të lajmeve përfshinë zjarrin në një kompleks industrial ku mbahen tankerët me gaz, një tjetër shpërthim në një fabrikë të petro-kimikateve dhe një eksplodim në Teheran, ku humbën jetën dy persona.

Të ngjashme