Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, i shoqëruar edhe nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kanë vizituar fabrikën e bllokut “Silcapor” në Kaçanik, ku janë̈ pritur e informuar lidhur me punën dhe eksportet nga pronari Zelqif Berisha, raporton Ekonomia Online
Ata përcollën nga afër eksportin e një̈ kontingjenti të prodhimeve të blloqeve në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve “Made in Kosova” në Ballkanin Perëndimor.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2020” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”
Zelqif Berisha, pronar i fabrikës “Silcapor”, tregoi se me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia, aktualisht janë duke prodhuar 15 mijë metra blloqe në muaj. “Mbulojmë̈ 50 për qind të tregut të Kosovës dhe pjesa tjetër për eksport. Kemi nevojë për stimulim nga shteti dhe të cilën e presim”, tha Berisha.
Ai tregoi se kanë shënuar rritje të prodhimit, mbulimit të tregut vendës e eksportit në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Zvicër, Spanjë e gjetiu. Sipas me rritje e punës është rritue edhe numri i punonjësve në rreth 200.
“Kosova ka kapacitete të mjaftueshme të prodhimit të bllokave e të cilat janë̈ cilësore dhe nuk ka nevojë për import të tyre. Qeveria duhet të nga mbrojë nga importet”, tha Zelqif Berisha.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha kjo fabrikë ka ambicie të mëdha. “Sot po përcjellim eksportet në 4 shtete: Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi e Serbi, ku po ndërtohen shumë objekte të mëdha me blloka të kësaj fabrike”.
Shahini theksoi se kjo fabrikë ka kaluar nëpër sfidat e kohës dhe konkurrencës jo të drejtë e sidomos nga prodhuesit e subvencionuar nga shteti i Serbisë dhe mezi i ka mbijetuar me rreth 80 punëtorë. Ndërsa tash ka mbi 200 të punësuar”.
Sipas tij, kjo kompani është liderë në Ballkan ku kapacitet prodhuese i ka rritur mbi 60% dhe ka marrë tregun e Kosovës po ashtu edhe ka rritur eksportin për Maqedoni, Shqipëri e Serbi dhe vendet e BE-së.
Kryetari i AKB-së shtoi se është shqetësuese sesi vazhdon zvarritja e miratimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomie. “Nuk e di kujt po i pengon kjo. Ligji është për zhvillim”.
“Qeveria duhet të kujdeset e ofroj më shumë politika për bizneset prodhuese, investimet e huaj dhe duke mbrojtur ato”, tha Shahini.
Sipas kreut të AKB-së rritja e prodhimit është e vetmja zgjidhje pë qëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.
Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, përgëzoi AKB-në për fushatën 18-vjeçare të promovimit të prodhimeve vendore dhe kompanitë̈ prodhuese vendore.
“Jemi afër prodhuesve vendor. Do të bëjmë të tejkalohen te gjitha barrierat. Kemi shpërndarë rreth 270 milionë për bizneset. Vitin e ri do te nisim me pako te re fiskale”, tha Hoti.
Kryeministri i Kosovës shtoi se gjatë muajit tetor janë̈ ndarë 87 milionë̈ euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg. Derisa tregoi se me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, ka kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë̈ euro, si dhe për një̈ listë të reformave për një̈ pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.