Justin Bieber po bëhet me ekspozitë personale.
Fansat do të jenë në gjendje t’i shohin nga afër disa prej gjësendeve më të rëndësishme të karrierës dhe jetës së këngëtarit 23-vjeçar, krijuesit të hit këngës “Sorry”.
Ekspozita është quajtur “Shkallët për në krye të famës”, duke iu referuar këndimeve te tij në shkallët e jashtme të teatrit Avon.
Gjyshërit e Justin, Diane dhe Bruce Dale, i ndihmuan kuratorët e muzeut që të kenë qasje në artikuj, përfshirë çmimin Grammy të këngëtarit, mikrofonë, çantë hokeji, dhe letra personale, përshirë edhe një nga Michelle Obama.