U.d së presidentes, Vjosa Osmani, në hapjen ekspozitës me 59 fotografi me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, tha se duhet të punohet deri në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, raporton Ekonomia Online.
“Jemi këtu shkaku asaj që ndodhi 23 vjet me parë. Ekspozita e sotme është për të nderuar 59 të rënët në Prekaz. Nëprmjet syrit të shtatë fotografëve. Secila fotografi ka një mesazh. Rruga që e kemi kaluar nuk ishte e lehtë. Përjetuam vrasje e dhunimet dhe ende jetojmë me pengun e akoma të pagjeturëve për të cilët nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i tyre”, tha ajo.
“S’ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike”, tha tutje ajo.
Përveç ushtrueses së detyrës të pranishëm janë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, kryetari i VV-së, Albin Kurti, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.