Flaka Olimpike do të ekspozohet së shpejti në Tokio, njoftuan organizatorët e Lojërave Olimpike, pesë muaj pas shtyrjes së tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Flaka, e ndezur në Greqi dhe më pas mbërritur në Japoni në muajin mars, do të prezantohet nga 1 shtatori deri më 1 nëntor në Muzeun Olimpik të Tokios, sipas një komunikate të organizatorëve.
Ajo u tregua shkurtimisht për publikun në rajonin e Fukushimas, pas nisjes së pishtarit, që do të përshkojë të gjitha rajonet e arkipelagut para fillimit të Lojërave Olimpike, që do të zhvilloheshin fillimisht këtë verë.
Ekzpozita ishte anuluar pas shtyrjes historike të Lojërave Olimpike me një vit, vendosur më 24 mars. / AFP