Ekzekutimi i vëllezërve Bilali, të dyshuarit mohojnë akuzat në Gjykatë

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

“Arrest me burg”, është  masa e sigurisë që Gjykata e Shkodrës ka vendosur për dy shtetasit Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Këta dy persona akuzohen si autorë të vrasjes se dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 30 mars, në lagjen “Kiras”.  Përpara togave të zeza, Stojku dhe Rama i kanë mohuar akuzat për vrasje dhe ndërkohë, avokatët e tyre kërkuan masa lehtësuese. Pavarësisht  kësaj, Gjykata vendosi që t’i lërë në burg.

Menjëherë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në lagjen “Kiras” në Shkodër, pak metra nga vendi i ngjarjes Policia gjeti një makinë të djegur që dyshohej se ishte përdorur nga autorët për të kryer vrasjen e dy vëllezërve Bilali.

Makina e dyshuar se është përdorur për vrasjen e dyfishtë është djegur në pjesën e jashtme, ndërsa kishte shpëtuar pa u djegur përbrenda. Kjo ishte një ndihmesë e madhe për Policinë. Efektivët gjetën në atë mjet gjurmë të ndryshme.Top Channel

Të ngjashme