Tre janë persona janë arrestuar për ekzekutim në Shkodër pasditen e 20 marsit, ku mbeti i pajetë Nard Polia.
Mësohet se në prangat e policisë kanë përfunduar tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes, i cili bëhet e ditur është shpallur në kërkim.
Në këtë kuadër të këtij operacioni policia bën me dije se janë arrestuar: G. T., 26 vjeç, K. T., 29 vjeç, A. M., 20 vjeç. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.
Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.
Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.