El Chapo i dha ryshfet presidentit meksikan 100 milionë dollarë

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti meksikan Enrique Peña Nieto pranoi një ryshfet prej 100 milionë dollarësh nga kreu i kartelit të i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është bërë e ditur nga një dëshmitar.

Alex Cifuentes, i cili thotë se ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Guzman për vite me radhë, tha në gjykatën në New York City se i kishte thënë autoriteteve për ryshfetin në vitin 2016.

Guzman akuzohet se është pas kartelit të drogës “Sinaloa”, që prokurorët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në ShBA.

Peña Nieto shërbeu si president i Meksikës nga viti 2012 deri më 2018.

Guzman, 61 vjeç, është në gjyq në Bruklin që nga nëntori pasi u ekstradua nga Meksika për t’u përballur me akuzat për trafikim të kokainës, heroinës dhe drogave të tjera si udhëheqës i asaj që SHBA-të  e quajnë si karteli më i madh i drogës në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme