Presidenti meksikan filmohet duke shtrënguar duart me të ëmën e El Chapos

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka shtrënguar duart me nënën e narko-bosit më famëkeq në këtë vend, Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.

E tëra ndodhi gjatë një vizite në qytetin e lindjes së bosit të drogës, që për një kohë të gjatë edhe ka qenë streha kryesore e kartelit të tij Sinaloa.

Në videon e publikuar në Twitter që zgjat vetëm 30 sekonda, shihet se si presidenti meksikan i afrohet një veture brenda të cilës po qëndronte ulur Maria Konsuelo Loera, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian, Obrador i ka thënë nënës së El Chapos se nuk ka nevojë të del nga vetura dhe se “ka pranuar letrën e saj”, duke mos precizuar për çfarë bëhet fjalë.

Në video shihet gjithashtu shihet se si presidenti meksikan bisedon diçka me njërin nga avokatët e El Chapos, Jose Luis Gonzalez Mezo. Një dëshmitar i ka thënë Reuters, se e ëma e El Chapos e kishte pritur presidentin në afërsi të vendit ku kishte lindur djali i saj.

Presidenti meksikan kishte shkuar për një vizitë zyrtare, kurse takimi me të ëmën e El Chapos ka nxitur kritika të shumta në Twitter, në veçanti pasi ishin parë duke shtrënguar duart në kohën kur po promovohet distanca e preferuar për shkak të coronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme