El Salvador, vendi i parë në botë ku legalizohet BitCoini

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Me një shumicë votash, Kuvendi i El Salvador ka miratuar Bitcoinin si monedhë të ligjshme.

62 nga 84 ligjvënës kanë miratuar projektligjin të cilin e prezantoi presidenti Nayib Bukele javën e kaluar, transmeton Reporteri.net.

Bykele e klasifikoi Bitcoinin si mjet ligjor, duke bërë El Salvadorin vendin e parë në botë që e bën këtë.

“Me 62 vota, seanca plenare legjislative miraton # LeyBitcoin me të cilën El Salvador miraton # Bitcoin si një monedhë e ligjshme. # LaNuevaAsntación vazhdon të bëjë histori!”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme