Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje një kalimtar në Elbasan dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia e Elbasanit bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan.
“Në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”- thote policia.
NJOFTIMI:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.