Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar numërimin e fletëvotime të dielen në mbrëmje, ndërsa që në web faqen e këtij institucionin janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se vetëm 46 vendvotime kanë mbetur pa u procesuar të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës.
” Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 40 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës.”, ka thënë Elezi, per Ekonomia Online.
Elezi ka thënë se në QNR është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor që është përdorur të dielën dhe pas pranimit të këtij materiali do të nisë numërimi i votave.
“Nuk kemi një datë të saktë se kur do mund të fillojë ky proces, pasi aktualisht jemi të përqendruar në pranimin e materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat, dhe besojmë se këtë proces do të mund ta përfundojmë gjatë ditës së sotme. Besojmë se gjatë ditës së ardhshme do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.
Ai ka folur edhe për mungesën e zarfeve për votat me kusht, të paraqitura dje në dy shkolla të Prishtinës.
Sipas tij, mungesa e zarfeve është kompensuar dhe asnjë qytetar s’ka mbetur pa votuar.
“Arsyeja pse ndodh kjo është se KQZ-ja nuk mund të parashikojë se sa vota me kusht mund të jenë në një vendvotim të dyfishtë. Por, ajo çfarë është më rëndësi është se asnjë qytetar s’ka mbetur pa votuar”, ka thënë Elezi.